Telegrafi

Erdin Dushi: Do të jap maksimumin t’i ndihmoj Prishtinës drejt sukseseve

Erdin Dushi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me FC Prishtinën që vazhdon të promovojë lojtarë nga shkolla e vet e futbollit.

Mbrojtësi 17 vjeçar ka qenë pjesë e skuadrës juniorë dhe pas disa muajsh stërvitje me skuadrën e parë, është promovuar me kontratë profesionalë.

“Në FC Prishtina, në shkollën e futbollit jam nga viti 2018 dhe pas dy vitesh më ofruan kontratë profesionale.

“Kjo do të thotë jashtëzakonisht shumë për mua që klubi më i madh në vend me vlerëson duke më promovuar në profesionalizëm. Do të jap maksimumin që në çdo aspekt t’i ndihmoj skuadrës drejt sukseseve”.

“Ne kemi stërvitur së pari me trajnerin Dallku te juniorët, pastaj kur mori ekipin e parë na mori edhe neve për çka i jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe uroj t’ia shpërblej me punën në fushën e blertë”, ka thënë futbollisti i lindur në Vushtrri për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/