Telegrafi

Erdhi vetëm dy javë më parë, trajneri i Semsettin Bas largohet nge KB Peja

Trajneri turk, Samettin Bas është larguar nga KB Peja, vetëm pas dy javësh qëndrim në klubin pejan.

Sipas klubit, trajneri është larguar për shkaqe familjare, ndërsa po punohet që të gjendet zëvendësimi i tij.

“Mbrëmë trajneri Bas me keqardhje ka informuar Klubin për vendimin e tij për të mos vazhduar punën e nisur vetëm dy jave me herët. Arsyet janë familjare dhe private te trajnerit”.

“Klubi është duke shiquar që të zëvendësoj trajnerin Bas në ditët në vazhdim e deri atëherë Petrit Zeqiri rikthehet si ushtrues detyre”, thuhet në njoftimin e klubit.

Trajneri Bas vinte me një të shkuar të bujshme, pasi kishte qenë trajner i Bursaspor për katër soezne duke e ngritur klubin në kategorinë superiore turke.

Ai kishte drejtuar klubin rumun CSO Voluntari, ndërsa si lojtar kishte bërë karrierë në klubet e njohura si Tofas, Pinar Karsiyaka, Turk Telekom e Galatasaray. /Telegrafi/