Telegrafi

“Erdhi të më provokonte në hapësirën time, më shtyu dhe unë reagova” – Bjelica flet për momentin me Sanen

Nenad Bjelica mori karton të kuq në humbjen 1-0 të Union Berlin nga Bayern Munich, pasi në minutën e 74-të, ai u përplas me Leroy Sanen.

Pati një kacafytje në vijë e fushës ku Bjelica e goditi Sanen me dorë në kohë.

“Mu fut në zonën time dhe reagova. Por kjo është e papranueshme, nuk kam reaguar ashtu siç duhet të reagojë si trajner. E kuptoj pse mora karton të kuq. Jam i zemëruar për një penallti të mundshme për ne para kësaj”, deklaroi kroati.

Lexo po ashtu Sane e kërkoi topin, trajneri i Union Berlinit e goditi jo një - por dy herë

Bjelica u ka kërkuar falje lojtarëve të tij, por jo Sanes sepse beson se e ka provokuar.

“Isha në hapësirën time, doja të merrja topin dhe t’ia jepja Sanes. Ai më shtyu dhe sigurisht që reagova. Ai erdhi të më provokonte në hapësirën time”, ka deklaruar Bjelica.

Union Berlin po kalon formë shumë të dobët këtë vit, pasi që ka vetëm 14 pikë pas 17 ndeshjesh dhe janë në vendin e 15-të./Telegrafi/