Telegrafi

Erdhi si 19 vjeçar dhe u kthye në legjendë të klubit – 500 ndeshje me Realin dhe 66 gola si mbrojtës

Ishte shtator 2005, kur 19 vjeçari Sergio Ramos u largua nga Sevilla dhe u bë blerja e parë e spanjolle e Florentino Perezit.

Pjesa tjetër është histori në vete, pasi ai u kthye në lojtar emblematik të klubit dhe pjesë e historisë së mbretërve.

Me numrin katër në shpinë, Ramos tani është lojtari i 12-të me më shumë paraqitje për Los Blancos në histori të klubit.

Ai është një nga mbrojtësit më të mirë në botë, lider i vërtet dhe me disiplinë të madhe.

Paraqitjet e Ramosit me Real Madridin

Qendërmbrojtësi ka arritur që me fanellën e bardhë të shënojë hiq më pak se 66 gola, ndërsa me Osasunan do ta zhvillojë ndeshjen e 500-të me këtë fanellë.

Lexo po ashtu Raul zgjedh pesë legjendat më të mëdha të Real Madridit (Foto)

Vetëm Puskas, Raul, Santillana, Alfredo Di Stefano dhe Cristiano Ronaldo, kanë shënuar më shumë gola për Real Madridin, në finale se Sergio Ramosi.

Kjo tregon se çfarë trashëgimie ka lënë një këtë klub, që me të ka fituar gjithçka çfarë fitohet në futboll. /Telegrafi/