Site icon Telegrafi

Erdhi me shumë bujë te Bayern Munich, por nuk luajti – Gravenberch kërcënon me largim

Ryan Gravenberch erdhi në Bayern nga Ajax në verën e vitit 2022 si një talent i madh në një transferim me vlerë 18.5 milionë euro.

Edhe pse mesfushori i ri holandez bëri 33 paraqitje në sezonin e tij të parë në klubin gjerman, ai në të shumtën e rasteve u fut në lojë nga bankina dhe kishte vetëm disa minuta.

Gravenberch është i pakënaqur me pjesën e sezonit të parë, edhe pse me ardhjen e Tomas Tuchel kishte minuta më shumë.

“Prisja më shumë minuta. U përgatita mirë dhe mendoj se meritoja më shumë mundësi

“Kam luajtur më shumë në dy muajt e fundit. U ndjeva mirë për këtë,” tha mesfushori, duke treguar se ende nuk ka folur me Tuchel për rolin e tij të ardhshëm në Bayern Munich.

Lexo po ashtu Sadio Mane, Paul Pogba dhe 19 nënshkrimet tjera më zhgënjyese të sezonit nga top ligat evropiane

Ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2027 dhe Transfermarkt e vlerëson vlerën e tij në 30 milionë euro.

“Dua të luaj më shumë dhe për Bayernin. Ose për ndonjë ekip tjetër ku do të luaj të gjitha ndeshjet. Nuk dua të kaloj më këtë lloj viti,” përfundoi Gravenberch. /Telegrafi/

Exit mobile version