Telegrafi

Erdhi ndihma nga Çekia për vendet e vërshuara

Kanë vazhduar që shtetet mike të Maqedonisë të ndihmojnë vendet e vërshuara në Shkup. Pas Greqisë dje, sot Çekia ka sjellë ndihmat për të pastruar vendet e vërshuara, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shteti i Çekisë ka sjellë 48 pompa uji që nxjerrin 2 milion litra ujë apo baltë në orë dhe 8 agregatë rryme që kapin shumën e 44.000 eurove gjithësejt.

Dhënien e ndihmave nga Çekia do ta prezentojë ambasadori Çek në Maqedoni, Miroslav Ramesh./Telegrafi/