Të gjithë po bënin hamendësime se kush do të sfilonte këtë vit me të brendshmet më të shtrenjta në botë. Victoria’s Secret njoftoi zyrtarisht se e zgjedhura është engjëlli Jasmine Tookes.
24-vjeçarja amerikane është një prej engjëjve më të dashur të Victoria’s Secret. Ndaj shumë e duartrokitën vendimin që ajo të mbajë sutjenat 3 milion dollarëshe në shfaqjen e madhe të modës që këtë vit do të mbahet në Paris.
“Fantasy Bra” (Sutjeni i fantazisë) është momenti më i shumëpritur për të gjithë fansat e markës.
Ky krijim tejet i kushtueshëm i jepet zakonisht një engjëlli që ka fituar simpatinë e publikut.
Këtë herë është zgjedhur ngjyra jeshile dhe sutjeni është i zbukuruar nga gurë smeraldi. Peshon 450 karatë.
Sfilata më e përfolur e vitit do të mbahet në dhjetor, për herë të parë në Paris.
Edhe këtë vit do të jenë supermodelet e famshme Adriana Lima, Alessandra Ambrosio, Lily Aldridge, por do të mungojnë dy prej engjëjve më të pëlqyer, Candice Swanepoel dhe Behati Prinsloo, të cilat u bënë nëna këtë muaj.
Burimi: DailyMail