Site icon Telegrafi

Erdhi debutimi i shumëpritur te Malajzia, Liridon Krasniqi shkëlqen në ndeshjen e parë

Liridon Krasniqi tanimë zyrtarisht është një lojtar i Kombëtares së Malajzisë.

Ylli nga Kosova ka vite që luan në futbollin aziatik duke qenë njëri nga më të mirët në histori të kampionatit atje.

Së fundmi futbollisti nga Vitia është duke luajtur në elitën e futbollit australian me Newcastle Jets.

Por pas shkëlqimit në futbollin e Malajzisë, atij i është bërë pasaporta dhe tanimë ka debutuar edhe me Kombëtaren e këtij vendi.

Krasniqi po shihet si ylli i kësaj Kombëtare, pasi atij menjëherë i është numri 10 në fanellë, numër që zakonisht e bartin lojtarët kryesorë nëpër skuadra apo ekipe përfaqësuese.

29-vjeçari shkëlqeu në fushë, por njëjtë nuk vepruan edhe bashkëlojtarët e tij dhe i vetëm nuk arriti të ndryshonte shumë gjëra.

Gjithsesi Kombëtarja e Malajzisë humbi në ndeshje miqësore ndaj Bahrainit me rezultat 2-0.

Kujtojmë që Krasniqi ishte ndër lojtarët e parë që kishte zgjedhur Kosovën në vitin 2014. /Telegrafi/

Exit mobile version