Telegrafi

Erdhën në jetë binjakët e Beyonce?

Fansat e këngëtares së popit, Beyonce kanë hedhur spekulime se ajo më në fund ka sjellë në jetë binjakët.

Filloi të përflitej për këtë gjë në momentin që pati siguri shumë të lartë rreth një spitali në Los Angeles.

Burime të brendshme konfirmuan se Beyonce arriti atje me dhimbje dhe gati për të lindur binjakët e saj.

Sipas planifikimeve, pritej që 35-vjecarja të zgjeronte familjen e saj pikërisht në ditën e martë, por asgjë nuk është konfirmuar nga ajo.

Gjithashtu një punonjës i saj dhe i Jay Z ka konfirmuar se cifti i famshëm ka arritur të mirëpresë një djalë dhe një vajzë në këtë jetë.

U bë e ditur se ylli i popit do të bëhet me binjakë kur postoi në Instagram një fotografi duke pozuar me barkun e madh, krenare që do të bëhej nënë për herë të dytë. /Telegrafi/