Telegrafi

Erdogan ka një porosi për gazetaren turke që e kishte fyer gjatë transmetimit live

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka premtuar se gazetarja e njohur televizive nuk do të shpëtojë pa u “ndëshkuar”, pasi u arrestua sepse kishte fyer rëndë të parin e këtij vendi.

Policia turke kishte arrestuar gazetaren Sedef Kabas në shtëpinë e saj javën e kaluar, pak orë pasi kishte bërë komente “fyese” gjatë transmetimit live, e më pas i publikoi në Twitter, ku ajo ka mbi 900 mijë ndjekës, transmeton Telegrafi.

Fyerjet filluan me një thënie që ajo e kishte cituar: “Demi kur futet në pallat, nuk bëhet mbret. Por pallati bëhet stallë”.

“Kjo shkelje nuk do të kaloj pa u ndëshkuar”, tha Erdogan në një interviste të transmetuar në televizionin privat NTV.

“Detyra jonë është të mbrojmë dhe respektojmë funksionet tona presidenciale. Kjo nuk ka kurrfarë lidhje me lirinë e shprehjes”, porositi presidenti turk.

Madje ai kritikoi kërkesat e një partie opozitare që më shfuqizohet ligji që kur fyhet presidenti të konsiderohet shkelje ligjore – ku me ligji parashihet dënimi nga një deri në katër vjet.

Sindikata e gazetarëve turq e ka cilësuar arrestimin e gazetares si “sulm serioz mbi lirinë e shprehjes”. /Telegrafi/