Elvir “Kosova Kid” Muriqi është dashur të zhvillojë duelin e radhës më 31 janar në SHBA kundër ish-kampionit të botës në peshën gjysmë të rëndë të boksit profesionist, Zsolt Erdei nga Hungaria.
Dueli i parashikuar të zgjat 10 runde është anuluar, pas tërheqjes së Erdeit. Arsyet e tij janë “personale”.
Promotori, Lou DiBella është duke kërkuar një zëvendësim dhe mundësia më e madhe është që Muriqi të përballet me australianin, 27 vjeçar, Blake Caparello.
“Erdei tha se ka çështje familjare, por kjo ishte arsyeja e tij”, tha DiBella. “Mendoj se zëvendësimi do të jetë Caparello”, tha promotori për mediat amerikane. /Sporti1/Telegrafi/