Site icon Telegrafi

“Era” zgjedhje, AAK sot vendos për koalicionin parazgjedhor me Nisma-n

Arkiv

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pritet që sot të vendos për koalicionin parazgjedhor me Nisma-n.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga AAK.

“Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot vendos për koalicionin parazgjedhor AAK-Nisma. Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në ora 18:00 mbahet konferencë për media ne selinë e AAK-së në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Tahiri: 2024 është vit zgjedhor, Kurti nuk do t’i marrë më 50%

Kujtojmë se Qeveria Kurti ka hyrë në vitin e fundit të mandatit të saj qeverisës.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ditë më parë tha se viti 2024 është vit zgjedhor, dhe se AAK është më e përgatitur se kurrë.

“Viti 2024 është vit zgjedhor, se AAK hyn më e përgatitur se kurrë. Aleanca do të jetë boshti politik i qytetarëve, subjekteve tjera politike, të koalicioneve të ndryshme në mënyrë që me ja dhënë vendimin e duhur kurdo që të mbahen zgjedhjet”, tha Tahiri.

Ai shtoi se personalisht pret që zgjedhjet të jenë të rregullta për shkak se siç u shpreh ai “nuk ka shanse Albin Kurti me qeverinë e tij ta lërë këtë privilegj, për shkak s emirë e din që kurrë më nuk do ti marrë 50 përqindëshin”. /Telegrafi/

Exit mobile version