Telegrafi

Era sërish në qendër të vëmendjes në Francë, interpreton ‘live’ në radio (Video)

Vazhdon ngjitja e yllit shqiptar, Era Istrefi, në skenën ndërkombëtare.

Këngëtarja nga Kosova është duke udhëtuar në vende të ndryshme dhe po performon në media të shumta.

Kësaj radhe, ajo e ka interpretuar drejtpërdrejt hitin e saj, “BonBon”, në Radio FG në Francë.

Dëgjojeni këndimin e Erës në videon e mëposhtme. /Telegrafi/