Telegrafi

Era Rusi publikon këngën e re “Nale” (Video)

Këngëtarja e muzikës pop, Era Rusi, për një kohë paksa të gjatë nuk ka qenë e pranishme në skenën muzikore, por së fundi është kthyer me këngën e re “Nale”.

“Nale, nale, kohën nale” është ky refreni i kësaj kënge, e cila në disa pjesë të saj është edhe në gjuhën angleze.

Era në këtë videoklip, i cili pritet të mirëpritet nga publiku, shfaqet mjaft sensuale.