Statuja gjigante e perandorit të parë të Kinës, është rrëzuar për toke si pasojë e erërave të fuqishme.
Figura e Qin Shi Huang, është shkëputur nga piedestali dhe ra 11 metra larg, por pa shkaktuar ndonjë aksident shtesë, transmeton Telegrafi.
Kjo statujë e gjatë afro 20 metra, ndodhej në sheshin me emrin e perandorit, që ndodhet në mes të një qyteti në Shandong.
Punimi që peshon gjashtë tonelata, ka rënë me pjesën e kokës, që për pasojë shumë pjesë nga bronzi që ndodheshin në kokë, jashtë shtypur dhe dëmtuar.
E tëra ndodhi kur kjo zonë u përfshi nga erërat e fuqishme, që lëviznin me afro 80 kilometra në orë.
Mirëmbajtësit kërkuan ndihmën e makinës me piru, që e ngriti sërish në mënyrë vertikale, por duhet intervenim për t’ia rregulluar pjesët e dëmtuara.
Shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, ishin të shpejtë që ta krahasojnë këtë rast, me ndryshimet ligjore që i ka bërë Presidenti Xi, për tu rizgjedhur në post.
“Perandori Huang, po mundohet të na tregojë që diktatura ka marrë fund” si dhe “duhet të mësojmë nga historia, jo ta përsërisim” ishin dy prej komenteve të shumta.
Por, komentet tjera që u bënë në rrjetet sociale, u shlyen si pjesë e censurës së rëndë shtetërore. /Telegrafi/