Pasditen e sotme në Prishtinë ka fryer një erë e fortë e cila ka shkaktuar edhe telashe duke rrëzuar një lis në qendër të qytetit.
Lisi është rrëzuar në rrugën “UÇK”, apo siç njihet ndryshe si tek “Qafa”.
Në fotografinë e siguruar nga Telegrafi shihet se si është rrëzuar lisi, ndërkaq nuk dihet nëse ka shkaktuar dëme materiale. /Telegrafi/