Pas performancës në televizionin gjerman ProSieben, kësaj radhe ajo performoi para publikut të Francës.
Era Istrefi ishte e ftuar në radio NRJ për të kënduar versionin live të këngës që e bëri njohur.
Në fakt, këngëtarja ishte për një intervistë në radion e lartpërmendur, ku ka folur rreth karrierës dhe të ardhmes së saj, transmeton Telegrafi.
Madje, disa herë Era ka folur edhe një gjuhën shqipe gjersa është argëtuar me moderatorin e emisionit C’Cauet.
Kujtojmë se shumë labela me famë botërore kanë konkurruar për ta marr nën menaxhim Erën, por kjo e fundit ka vendosur të bashkëpunojë me produksionin Ultra Music.
Ndryshe, Era është duke punuar në projekte të reja, të cilat do t’i publikoj gjatë muajve të ardhme për publikun e saj. /Telegrafi/