Site icon Telegrafi

Era për herë të parë zbulon se si lindi ideja e krijimit të hitit “Bonbon” (Video)

Këngëtarja kosovare tanimë me famë botërore po mahnitë gjithë botën me zërin e saj

Fjala është për Era Istrefin, e cila së fundmi, në një intervistë të dhënë për mediat evropiane ka treguar se si ‘BonBon’ u bë hit në të gjithë boten. Siç shpjegon Era, kjo këngë ka depërtuar në të gjithë botën falë gjuhës shqipe që ka ngritur kureshtje.

Lexo po ashtu Ekskluzive: A e ka ndryshuar mbiemrin Era Istrefi? (Dokument)

Këngëtarja nga Prishtina e cila po cilësohet si një kombinim ndërmjet Rihannas dhe Sias, tha se tekstet të cilat i shkruan vet, ndonjëherë janë personale por për hitin ‘BonBon’ ajo u inspirua nga femrat tjera të cilat kanë nevojë që të dashurohen nga dikush.

Era thotë se dashuria për vetën ndihmon shumë për të qenë i suksesshëm dhe jo të gjithë kanë fatin si të saj, ndërsa thotë se njeriu nuk lind me dashuri për vetën por duhet ta krijojë atë gjatë zhvillimit.

Lexo po ashtu A e keni parë ndonjëherë në bikini Era Istrefin? (Foto)

Në pyetjen e drejtuar Eres se a do të ‘transformohet’ gjuha shqipe në atë angleze në këngët e saja të radhës, ajo tha se dëshiron që të këndojë në gjuhë angleze që të gjithë t’a kuptojnë por gjithashtu t’a shfaqë kulturën e bukur të vendit të saj ku e gjithë bota do të ‘shokohej’.

Era duke folur për vendin e vet u pyet se për çfarë dallohet Kosova. Duke treguar për të mirat e Kosovës ajo tha se Kosova dallohet në të gjitha aspektet edhe pse është vend i vogël. “Në Kosovë gjinden të gjitha gjërat që duhet të ketë një vend, dhe është ky vend që më bëri kjo që jam sot”, përfundoi kosovarja më e përfolur për momentin.

Exit mobile version