Telegrafi

Era: Një prej ditëve më të bukura në jetën time

Era Istrefi (Foto: Getty Images)

Përmes fotografive dhe videove të publikuara në rrjetet sociale, Era Istrefi ka rikujtuar performancën e saj në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit të sivjetmë Botëror.

Këngëtarja nga Kosova e ka quajtur të dielën si një prej ditëve më të bukura në jetën e saj.

“Paraqitje e shkurtër e performancës së djeshme (e diel). Një prej ditëve më të bukura në jetën time!”, ka shkruar Era në përshkrim.

Lexo po ashtu Lajmet për ERA ISTREFIN

Era e pushtoi skenën e përgatitur në Luzhniki Stadium në ceremoninë përmbyllëse të ‘Rusia 2018’ pak para fillimit të finales ndërmjet Francës dhe Kroacisë.

Ajo ka interpretuar krahas aktorit hollivudian, Will Smith dhe këngëtarit të famshëm, Nicky Jam, duke u kujdesur për argëtimin e publikut para finales së madhe të Kampionatit Botëror.

Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam (Foto: Getty Images)

Yjet me famë botërore kanë performuar himnin e turneut të sivjetmë, “Live It Up”, duke bërë për vete publikun në stadium dhe milionë njerëzit që i ndoqën përmes ekranit.

Nuk ka dyshim se ky është një prej sukseseve më të mëdha në karrierën e Erës deri më tani. /Telegrafi/

Era Istrefi (Foto: Instagram/EraIstrefi)