Pas suksesit botëror me hitin “BonBon”, Era Istrefi ka paralajmëruar këngën e radhës.
Si një artiste nën petkun e Sony Music me përplot intervista në mediat më prestigjioze, pyetja që po qarkullon tash e shumë kohë është: Çka tash pas “BonBon”?
Kur audienca është dhjetëra milionëshe që mezi pret projektin e ri, Era nuk ka dashur të flasë shumë deri më tani.
“Shumë shpejt” ishte përgjigja e këngëtares kur pyetej për projektet pasuese, por tashmë më në fund kemi një datë. Në një intervistë për Kiss UK, Era ka zbuluar detajet e projektit të ri, transmeton Prive.
“Po punoj në muzikë, kam disa këngë shumë të mira por e kam një të preferuar që do publikohet shumë shpejt, në tetor besoj, dhe ka elemente të reggaes. Fansat e mi do të ‘çmenden’ e di, sepse ata e duan reggaen shumë”, është shprehur Era.