Site icon Telegrafi

Era merr një urim të veçantë për Vitin e Ri nga një person i dashur (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi padiskutim që ka qenë një ndër sensacionet e këtij viti. Suksesi i saj jashtë trojeve shqiptare, i dhuroi asaj me mijëra fansa nga e gjithë bota.

Me rastin e festës së Vitit të Ri, Istrefi ka bërë të ditur se do të performojë në Cyrih të Zvicrës, gjersa nuk do të mund të jetë duke festuar pranë familjarëve të saj.

Megjithatë, ajo ka marrë së fundmi një urim special për Vitin e Ri nga motra e saj Nita, e cila ka pak ditë që është kthyer nga Londra.

Lexo po ashtu Ky është qyteti ku Era Istrefi do të performojë më datën 31 dhjetor

Era është ndjerë shumë e lumtur që ka marrë një urim të tillë, teksa e ka publikuar kartolinën menjëherë në rrjetet sociale, për ta ndarë me fansat.

“Do t’ja filloj të qaj, unë e dua atë shumë”, shkruan Era për motrën e saj në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Ky është urimi i veçantë për Vitin e Ri që Era mroi nga motra e saj Nita.
Exit mobile version