Site icon Telegrafi

Era Istrefi, zëri i himnit të Kampionatit Botëror Rusia 2018?

Ajo është një super vajzë, e cila sapo ka dhënë një super lajm për karrierën e saj. U rrit në rrugët e Prishtinës, por talenti, zëri i saj e muzika, nuk u shijuan vetëm prej kosovarëve.

Era Istrefi është e vetmja këngëtare shqiptare, e rritur në Kosovë që pati “boom” ndërkombëtar me këngën Bon Bon të punuar nga producenti kosovar Big Bang, së shpejti ajo do të ketë edhe një tjetër hov në karrierë.

Era e cila u bë sensacion global i pop muzikës, duke marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare me projektin e saj “Bon Bon”, e më pas edhe me “Redrum” dhe “I love Yous” në bashkëpunim me reperin maroken French Montana.

Por kjo s’është as llimi i asaj që pritet të bëjë Era në ditët në vazhdim. Prive zbulon ekskluzivisht, se këngëtarja do të jetë pjesë e këngës që do dëgjohet ngado në botë përgjatë një muaji të tërë. “Era Istre do ta bëjë këngën e Kampionatit Botëror te futbollit.

Aktori e këngëtari i famshëm Will Smith do të këndojë me Erën në këtë projekt në të cilin producent është i famshmi DJ Deeplo, e xhirimet e spotit fillojnë nesër”, kanë thënë burime të afërta të këngëtares për Prive.

Era Istrefi, përfunimisht po shkruan histori në botë. Kampionati Botëror i Futbollit, që mbahet çdo katër vjet këtë vit do zhvillohet nga datat 14 qershor deri me 15-të korrik në Rusi, ndërsa kjo është njëra ndër ngjarjet më të ndjekura në botë, që mbledh me miliarda shikues, qofshin ose jo adhurues të futbollit.

Bukuroshja 23-vjeçare, do të jetë zëri i këtij kampionati botëror, duke bashkëpunuar me një artist ndërkombëtarisht të njohur si Will Smith, e duke u renditur në mesin e artistëve si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo.

Exit mobile version