Telegrafi

Era Istrefi zbulon prapaskenat nga klipi i ri

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka zbuluar prapaskenat e klipit më të ri të saj.

“Prisoner” do të vijë shumë shpejt me videoklip dhe tashmë xhirimet janë në përfundim.

Era ka qëndruar në Xhamajka ku janë mbajtur këto xhirime të klipit të ri të bukuroshes nga Prishtina.

Në rrjetet sociale, Era ka zbuluar prapaskenat, ku thotë se ka pasur edhe vështirësi duke rënë nga skuteri e peripeti tjera nëpër të cilat ajo ka kaluar gjatë xhirimeve.

Aktori në këtë videoklip është Shepherd Sheldon, i cili duket se ka shoqëruar Erën në çdo hap të saj.

“Përgëzime për Shepherd Sheldon, aktorin në videoklipin tim “Prisoner” që do të lansohet shumë shpejt. Kam rënë nga skuteri, jam bërë e pa pastër, e kemi vuajtur shumë, por ja vlejti. Mendoj se të gjithëve do t’iu pëlqejë”, u shpreh Era në postimin e saj në Instagram.

Era ka bërë edhe postime të ndara në Twitter ku ka konfirmuar fundin e xhirimeve.

Kujtojmë se Era është bërë hit Botëror pas pjesëmarrjes së saj në Kampionatin Botëror me hitin “Live it Up” bashkë me Nicky Jam dhe Will Smith. /Telegrafi/