Jon Tarifa si duket ka qenë ‘misit’ i një interviste të Era Istrefit për radion holandeze FunX.
E gjithë kjo pasi moderatori i Fernadno Halman është mik i ngushtë me këngëtarin shqiptar.
Ajo ka folur për projekte të reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm, transmeton Telegrafi.
Një ndër to është edhe dueti me motrën e saj, këngëtaren Nora Istrefi.
“Ne në fakt bashkëpunojnë me motrën. Në studio së basku ndajmë ide. Gjithashtu kemi menduar për një bashkëpunim në mënyrë profesionale dhe do të bëjmë një duet ‘cool’”, tha ndër të tjerash Era.
Kujtojmë se këngëtarja ditë më parë ka fituar çmimin prestigjioz “Golden Award”, në saje të hitit “BonBon”, i cili për një kohë të gjatë ishte në krye të top listave të Holandës.
Për më tepër, klikoni KËTU. /Telegrafi/