Era Istrefi ka arritur në Prishtinë.
Këngëtarja e njohur që tash po merr famë botërore, Era Istrefi, është kthyer në Prishtinë.
Bukuroshja është parë në një foto në Instagram të postuar prej vet saj teksa shpreh dashurinë për kryeqytetin.
“E dua qytetin tim, Prishtinën”, ka shkruar Era në foton e publikuar në Instagram, shkruan Telegrafi.
Era ka qëndruar që një muaj në Londër, ku ka punuar me producentë të njohur të Sony Music për projekte të nivelit botëror.
Burimet e Telegrafit mësojnë se ajo niset së shpejti në Los Angeles ku do të punojë për projektet e reja. /Telegrafi/