Këngëtarja Era Istrefi ka triumfuar në European Border Breakers Awards (EBBA), duke arritur të rrëmbejë çmimin e parë si artistja më e suksesshme evropiane nga të rinjtë, suksesi i së cilës ka thyer kufinjtë.
Ndonëse nuk ishte vet prezente për të marrë çmimin, këngëtares shqiptare i është transmetuar një biografi e shkurtër në këtë mbrëmje muzikore, ku u pasqyrua e gjithë karriera e saj në këto vite, si dhe suksesi i hitit të padiskutueshëm “Bon bon”.
Në mbrëmjen e mbajtur më 11 janar në Groningen, e ftuar ka qenë edhe këngëtarja Dua Lipa, e cila si artiste e re e suksesshme, ka përfaqësuar Britaninë e Madhe në këtë garë.
Edhe njëherë këngëtarja Istrefi arriti të bëjë krenarë shqiptarët, duke u bërë artistja e parë shqiptare e cila depërton me një këngë gjysmë shqip edhe jashtë kufijve. /Telegrafi/