Era Istrefi ditë më parë solli këngën më të re në rrafshin ndërkombëtar.
“No I love you” ishte projekti më i ri i këngëtares, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin amerikan, French Montanën.
Krahas saj, bukuroshja ka ndryshuar edhe stilin e flokëve duke ardhur me risi në pamjen e re.
Tani ajo vjen me një stil ndryshe në veshje dhe u bë kohë që nuk e kishim parë kështu.
E veshur e gjithë me ngjyrë portokalli, Era duket shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim kohëve të fundit.
“Unë jam e re, të dh…. të vjetrat”, ka shkruar Era në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, kënga me Frenchin deri më tani ësthë shikuar mbi 4.8 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/