Telegrafi

Era Istrefi takohet me motrën e Rita Orës, Elenën

Era Istrefi po vazhdon të sjell krijime muzikore të suksesshme.

Bukuroshja shqiptare ka qëndruar së fundmi në Las Vegas ku ka xhiruar videoklipin më të ri.

Ajo publikoi videoklipin “Selfish” me dy prej producentëve dhe performuesve më të njohur, Dimitri Vegas dhe Like Mike.

Projekti ritmik dhe shumëngjyrësh u prit mirë, por Era është kthyer menjëherë në Londër pas këtij angazhimi.

Ajo ka takuar në aeroport motrën e Rita Orës, Elënën, e cila nga Los Angeles me Erën si duket janë kthyer bashkë.

Këtë e ka konfirmuar Era në Instagram ku shihet mjaft komode në prani të motrës së Ritës dhe duket se po kalojnë momente të mira bashkë.

Era Istrefi pati vitin më të suksesshëm, pasi performoi në këngën e Kampionatit Botëror të mbajtur në Rusi përkrah emrave si Nicky Jam dhe Will Smith. /Telegrafi/