Era Istrefi është në kulmin e karrierës muzikore në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja po shijon sukseset me këngën e fundit për kampionatin botëror, ku kishte sjell këngën “Live it Up”, ku bashkëpunoi me Nicki Jam dhe Will Smithin.
Pas këtij hiti botëror, bukuroshja jonë është duke punuar në këngën e re të titulluar “Prisoner”, të cilin do ta publikon shumë shpejt.
Por, së fundi kanë filluar të qarkullojnë informacione se biondina është në lidhje dashurie me producentin e këngës ‘Live it up’, Diplo.
E gjithë kjo pasi që në pothuajse çdo postim të Erës në rrjetet sociale, producenti e shoqëron me “emoji” në formë zemre si dhe e pyet se kur do të kthehet.
Kjo gjë ka bërë fansat të mendojnë se mes producentit dhe këngëtares po ndodh diçka,por ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë nga asnjëri nga të dy artistët.
Ndryshe, kënga e botërorit është shikuar mbi 55 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/