Telegrafi

Era Istrefi sjell sekuenca nga videokënga e re

Ajo ka pasur një vit të jashtëzakonshëm vitin që lamë pas me koncerte dhe këngë të reja.

Bëhet fjalë për Era Istrefin, e cila ditë më parë ka udhëtuar përtej oqeanit Atlantik, gjegjësisht drejt SHBA-ve.

Këngëtarja jonë po qëndron në qytetin hollivudian të Los Angelesit për të xhiruar videon e këngës, “Selfish”, të cilin do ta sjell në bashkëpunim me Dimitri Vegasin.

Biondina tashmë ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram që duket se është pjesë e klipit teksa shihet në një skenë gjigante.

“Selfish po vjen së shpejti”, ka shkruar bukuroshja në rrjetet sociale duke mos dhënë më shumë detaje.

Lexo po ashtu Çanta luksoze në vlerë 2850 euro e Era Istrefit

Gjithashtu Era është në finalizim e sipër të një kënge duet me motrën, Norën, i cili bashkëpunim së shpejti do të jetë para fansave.

Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar edhe disa këngë të reja që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/