Ajo ka pasur një vit të jashtëzakonshëm vitin që lamë pas me koncerte dhe këngë të reja.
Bëhet fjalë për Era Istrefin, e cila ditë më parë ka udhëtuar përtej oqeanit Atlantik, gjegjësisht drejt SHBA-ve.
Këngëtarja jonë po qëndron në qytetin hollivudian të Los Angelesit për të xhiruar videon e këngës, “Selfish”, të cilin do ta sjell në bashkëpunim me Dimitri Vegasin.
Biondina tashmë ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram që duket se është pjesë e klipit teksa shihet në një skenë gjigante.
“Selfish po vjen së shpejti”, ka shkruar bukuroshja në rrjetet sociale duke mos dhënë më shumë detaje.
Gjithashtu Era është në finalizim e sipër të një kënge duet me motrën, Norën, i cili bashkëpunim së shpejti do të jetë para fansave.
Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar edhe disa këngë të reja që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/