Ajo tashmë emër i njohur në rrafshin ndërkombëtar të industrisë muzikore.
Bëhet fjalë për Era Istrefin, këngëtaren shqiptar e cila ka pasur një vit të jashtëzakonshëm.
Tashmë ka publikuar edhe projektin më të ri të muzikës, por të cilin e ka sjell në versionin audio.
“Anything More”, titullohet kënga më e re bukuroshes sonë që i shton koleksionit të shumtë të këngëve në gjuhën angleze.
Ajo kësaj radhe ka zgjedhur të bashkëpunojë me artistin amerikan me prejardhje japoneze, Steven Hiroyuki Aoki, i cili njihet edhe si DJ dhe producent.
Kënga është mjaft ritmike dhe pritet të bëhet një hit gjersa biondina shkëlqen me zërin e fuqishëm.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e bukuroshes sonë pasi që ka paralajmëruar edhe disa projekte të reja. /Telegrafi/
https://youtu.be/6b1NMExpF2Q?t=1