Site icon Telegrafi

Era Istrefi sjell ‘cover’-in e këngës së famshme “Cayendo”: Karantina më frymëzoi të këndoj këngë të dhimbshme

Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ashtu si shumë kolegë të saj, ka ndërprerë çdo aktivitet muzikor, shkaku i pandemisë coronavirus.

Mirëpo së fundmi ajo vendosi të sjellë për fansat diçka interesante, duke realizuar kështu një “cover” të një prej këngëve më të famshme të Frank Ocean.

Bëhet fjalë për këngën shumë të njohur “Cayendo”, të cilën Era e ka sjell në një ripërpunim të veçantë, në stilin e saj.

Istrefi publikoi videon e ‘cover’-it të ri në rrjetin social Instagram, teksa dukej mjaft atraktive e veshur me të bardha dhe me ngjyrën e re të flokëve të ndezura.

Në mbishkrimin e videos, ajo shkroi se inspirimin për të kënduar këngë të dhimbshme, po e gjen tek situata në të cilën ndodhemi.

“Ditët n’karantinë m’kanë rezultu me këndu këngë kryesisht të dhimbshme por të bukura. Edhe e dhimbshmja është pjesë e bukurisë. Fansat e mi besnik që prej ditës së parë pothuajse e dinë që Frank Ocean ka qenë inspirimi im që nga dita ime e parë. Shpresoj se ju do ta pëlqeni”, shkroi Era në Instagram.

Nga komentet e para që kanë arritur në Instagramin e saj, duket se ky version u ka pëlqyer fansave të këngëtares. /Telegrafi/

Exit mobile version