Telegrafi

Era Istrefi si “statujë” në klipin e ri

Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, është në përfundim e sipër të projektit të saj më të ri muzikor.

Ajo ka bërë të ditur se është duke përgatitur një duet të veçantë me motrën e saj, Norën.

Kënga ka përfunduar së incizuari, ndërsa këto ditë janë kryer edhe xhirimet e klipit.

Kështu duket Era Istrefi në xhirimet e klipit (Foto: Era Istrefi/Instagram)

Ishte Nora ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga xhirimet e klipit, teksa një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe Era.

Madje, motra e vogël e familjes Istrefi ka bërë të ditur se klipi i ri do të jetë më special, kjo ngase në të ajo do të shfaqet si një statujë.

Lexo po ashtu Nora Istrefi me dukje mjaft atraktive në klipin e ri

Nuk do të mungojnë efektet vizuele dhe ato të animuara që do ta mundësojnë këtë skenë, që në pamje të parë duket vërtet interesante.

“Statuja e lodhjes”, ka shkruar Era në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur se ka qenë mjaft e lodhur gjatë xhirimeve.

Ndërkohë, në disa prej imazheve tjera, ajo shfaqet mjaft atraktive teksa pozon e zhveshur, dhe vë në dukje pjesën e sipërme.

Dueti me Norën do të shënojë bashkëpunimin e parë mes motrave Istrefi në karrierën e tyre. /Telegrafi/

Kështu duket Era Istrefi në xhirimet e klipit (Foto: Era Istrefi/Instagram)