Telegrafi

Era Istrefi shfaqet ‘cool’ në Amsterdam (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor, i cili vjen si pasues i super hitit “Bonbon”.

Gjersa ka përfunduar punimet për këngën e re, ajo ka shfrytëzuar rastin për të udhëtuar disa ditë drejt Hollandës.

Lexo po ashtu Edhe Era Istrefi në Illuminati? (Video)

Era ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku është shfaqur si gjithnjë me stilin e saj ‘cool’.

Ajo kishte veshur një fustan dhe pallto të zezë, gjersa kishe kombinuar mjaft mirë me këpucët e bardha dhe një kapele në kokë.

Era Istrefi me stilin e saj unik. Foto nga: Instagram

Këngëtarja aktualisht ndodhet në Amsterdam, gjersa brenda pak ditësh pritet që të niset sërish drejt Londrës, për të realizuar projektet e radhës. /Telegrafi/