Këngëtarja Era istrefi ka prezantuar për fansat projektin e saj të parë muzikor për vitin 2020.
“No Maybes” titullohet kënga e re e DJ Ilkay Sencan, ku mysafirë janë këngëtarja shqiptare dhe këngëtari i njohur iranian-suedez, Arash.
Kjo këngë është ritmike e zhanrit POP, dhe është realizuar nga vet producenti dhe DJ, Ilkay Sencan.
Ndërkohë për tekstin janë kujdesur vet Era dhe Arash, duke shkruar secili pjesën e tij interpretuese.
Kënga është publikuar në YouTube me një klip të realizuar me animacione, ku përgjatë gjithë videos shoqërohet edhe teksti i këngës.
Era i lajmëroi fansat e saj për këngën e re, përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
“‘No Maybes’ me Arash dhe Ilkay Sencan është e disponueshme tani”, shkroi këngëtarja shqiptare në njoftimin e saj.
Istrefi është pjesë e bashkëpunimeve të shumta ndërkombëtare dhe ka tashmë një karrierë mjaft të bujshme në tregun evropian. /Telegrafi/