Telegrafi

Era Istrefi prezanton familjen e saj: Më mungojnë çmendurisht (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi ka publikuar një foto me familje të saj.

Ylli që po merr famë në mbarë botën me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka shfrytëzuar rastin që të zbulojë se ka një vëlla të vogël, teksa mbanë në duar Reneen, vajzën e vogël të Nora Istrefit, motrës së saj.

Nëse e keni humbur: Era Istrefi çmend francezët, performon “live” në televizion (VIDEO)

Përkundër faktit se në foto mungojnë motrat, aty s’ka si të mungojë nëna Syzana.

“Më mungojnë çmendurisht”, u shpreh Era në këtë postim në Instagram.

Lexo më shumë: E pabesueshme, Era Istrefi dëgjohet edhe në klubet e Hollywoodit (Foto)

Era ka fare pak kohë të merret me familjen pasi është shumë e kërkuar për paraqitje televizive në mbarë Evropën.

Ajo po ashtu po punon edhe në lansimin e albumit të saj të parë për tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/