Fama e këngëtares Era Istrefi po depërton jashtë kufijve dhe çdo ditë e më shumë ajo na bën të ndihemi krenar.
Sukseset duket se nuk kanë të sosur për këngëtaren kosovare.
Së fundmi ajo ka realizuar një projekt me revistën prestigjioze amerikane “Nylon”.
Në video e postuar në Instagramin zyrtar të revistës, shfaqet këngëtarja teksa pozonte e veshur me “Guees”, këndon hitin e saj më të fundit “Redrum”.
Edhe pse pak ndryshe nga daljet e saj publike, jo aq ekstravagante sa ne jemi mësuar ta shohim, Era dukej shumë bukur dhe plot stil.
Ajo e kishte paralajmëruar më herët, nëpërmjet fotove të publikuara në InstaStory, se do të ishte pjesë e një projekti ndërkombëtar, por pa dhënë më shumë detaje. E ndërsa videoja e plotë është bërë publike pak minuta më parë.
Edhe një herë Era e tregoi më së miri cilësitë e saj si një artiste shumë e zonja, nga e cila presim edhe më shumë. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e saj të suksesit, ku ndoshta shumë shpejt do ta shohim në skenat më të mëdha të muzikës botërore. /Telegrafi/