Telegrafi

Era Istrefi po vjen në bashkëpunim me reperin amerikan, Verse Simmonds

Era Istrefi është në finalizim e sipër të bashkëpunimit të parë me të motrën, Nora Istrefin.

Por, duket bukuroshja jonë nuk do të ndalet me kaq pasi që ka paralajmëruar edhe një këngë të re.

Kështu së paku na lë të kuptojmë një imazhe dhe mesazh i lënë në llogarinë personale në Instagram.

Bëhet fjalë për reperin 38-vjeçar amerikan, Verse Simmonds, me të cilin shihet teksa pozon këngëtarja jonë.

Lexo po ashtu “Nuk e di”, titulli i këngës së Norës dhe Erës

Theksojmë se më parë Era ka bashkëpunuar me shumë këngëtarë të njohur si French Montana, Diplo, Dhimitris Vegas dhe Will Smith dhe të tjerë.

Mbetet për tu parë se cila do jetë befasia e radhës e këngëtares që kishte performuar në finalen e Kupës së Botës në futboll për kombëtaret. /Telegrafi/