Era Istrefi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re pas bashkëpunimit me French Montanën.
Këngëtarja shqiptare e kishte publikuar para katër muajsh “No i love yous”, i cili deri më tani është shikuar mbi 13.5 milionë herë në YouTube.
Por, bukuroshja shqiptare po vazhdon të shijojë jetën në kryeqytetin britanik të Londrës, ku po sjell edhe imazhe në rrjetet sociale.
Era ka publikuar disa fotografi dhe video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke u argëtuar me miqtë në klub të natës.
Madje, 23-vjeçarja ka shkruar në rrjetet sociale se më së dinë të argëtohen britanikët teksa e shoqëron edhe me pamje.
Ndryshe, këngëtarja ka kohë që është ndarë prej të dashurit, i cili njëkohësisht ishte edhe menaxheri Faton Shoshi.
Theksojmë se Era ka paralajmëruar këngë të reja, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/