Era Istrefi ka arritur edhe një sukses të radhës në arenën ndërkombëtare.
Ajo së fundmi ka performuar hitet e saja para publikut në shtetin rumun.
“Bon Bon”, kënga që e bëri të njohur Erën në gjithë botën është kënduar live nga ajo edhe në Rumani, në “UnTold Festival”, por edhe “Redrum” u mirëprit prej rumunëve.
Me këtë rast këngëtarja ka falënderuar gjithë fansat për mbështetjen e dhënë në karrierë.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja duke përfshirë edhe atë me French Montanën. /Telegrafi/