Ka bërë bujë lajmi se Era Istrefi dhe Lori Hoxha ndodhen të dyja në Los Angelesit.
Prej dy ditësh ato po kënaqen në shoqërinë e njëra tjetrës dhe shpeshherë po publikojnë video dhe fotografi.
Era dhe Lori po argëtohen edhe duke vizituar lokalet e natës së Hollywoodit, transmeton Telegrafi.
Në videot e publikuara nga dashuri Erës, Faton Shoshi, mikeshat shfaqen duke kërcyer me njëra tjetrën me lëvizje shumë hot.
Me ta ndodhet edhe i dashuri i Lorit, Vis Bajraktari i cili ka publikuar një foto me Fatonin.
Duket se edhe ata të dy kanë krijuar një shoqëri tanimë që partneret e tyre janë mikesha. /Telegrafi/