Telegrafi

Era Istrefi njofton se ka marrë vaksinën Pfizer dhe po ndjehet shumë mirë pas saj

Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, njoftoi të enjten fansat e saj se mori vaksinën kundër coronavirusit.

Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte momentin e vaksinimit.

E pyetur nga fansa të shumtë në rrjetet sociale për llojin e vaksinës së marrë dhe efektet anësore të mundshme, Era dha një përgjigje mbrëmjen e së enjtes.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Ajo publikoi një fotografi atraktive me bikini të realizuar në sauna, teksa në mbishkrimin e saj bëri të ditur se po ndjehet normalisht edhe pas marrjes së vaksinës.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

“Ndjehem normal pas marrjes së vaksinës së Covidit, për ata që pyesin, ishte Pfizer. Ju dëshiroj të gjithëve shëndet”, ka shkruar Era.

Ndërkohë, miku i saj stilisti Valdrin Sahiti, bëri të ditur në të njëjtën ditë se me të marrë vaksinën ishte përballur me disa simptoma si: ethe, temperaturë dhe plogështi. /Telegrafi/