Telegrafi

Era Istrefi: Performanca në ceremoninë e Kampionatit Botëror, një çast i jashtëzakonshëm

Will Smith, Era Istrefi dhe Nicky Jam (Foto: Getty Images)

Era Istrefi ka shkëlqyer me performancën e saj në Luzhniki Stadium në kuadër të ceremonisë përmbyllëse të Kampionatit të sivjetmë Botëror.

Këngëtarja nga Kosova ka interpretuar në Rusi së bashku me aktorin e famshëm hollivudian, Will Smith dhe këngëtarin Nicky Jam.

Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith (Foto: Getty Images)

Tre yjet kënduan himnin e Kampionatit Botëror, “Live It Up”, duke bërë për vete publikun në stadium dhe ata që i përcollën përmes ekranit.

Lexo po ashtu Lajmet nga ERA

Natyrisht se ky ishte një prej çasteve më të këndshme në karrierën e Erës, e cila do t’i japë edhe shumë më tepër muzikës ndërkombëtare në të ardhmen.

Ky moment e ka gëzuar pa masë edhe vet këngëtaren, e cila ka bërë një postim në rrjetet sociale për të shprehur lumturinë e saj.

“Performuam këngën e Kampionatit Botëror 2018 së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam! Një moment i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Era në postimin e saj në Instagram.

Postimi ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime për më pak se gjysmë ore nga postimi, ndërsa komentuesit e kanë uruar këngëtaren për suksesin e saj. /Telegrafi/