Era dhe Nora Istrefi ka vite që janë pjesë e estradës muzikore shqiptare.
Megjithatë dyshja nuk kanë pasur ndonjë bashkëpunim sa i përket ndonjë projekti muzikor.
Por, ka kohë që motrat kanë nisur të punojnë në një këngë, xhirimet e të cilit janë në përfundim.
Kështu ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram, Era e cila ka treguar se nesër përfundojnë xhirimet e videos.
“E di që e keni prit shumë moti. Nesër do të jenë xhirimet e fundit. Do ta pëlqeni shumë”, ka pohuar biondina përmes rrjeteve sociale.
Theksojmë se kjo është hera e parë që motrat Istrefi do të vijnë me një këngë para publikut dhe fansave të tyre.
Ndryshe, Era dhe Nora janë duke punuar ndaras në projekte muzikore që do t’i sjellin gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/