Telegrafi

Era Istrefi në të njëjtën skenë me David Guetta e Robin Schulz

Atraksioni i madh botëror i muzikës, Era Istrefi, është mysafire speciale në ‘Skopje Calling’. Kështu e nis njoftimin Produksioni Avalon për këngëtaren shqiptare me famë botërore.

“Të nderuar. Sensacioni më i fundit i madh botëror, Era Istrefi, e cila në disa muajt e fundit e ka përjetuar popullaritetin botëror me megahitin ‘BonBon’ (që ka arritur afro 55 milionë shikime në YouTube), e që rezultoi me nënshkrimin me labelin më të madh botëror, Ultra Music, do të jetë mysafire speciale në edicionin e parë të Skopje Calling, ku do të performojnë hitbërësi i shumarritur David Guetta dhe super-DJ gjerman, Robin Schulz”.

LEXONI PO ASHTU: David Guetta në Shkup, Robin Schulz mysafir special (Foto/Video)

“E megapopullarizuara Era Istrefi për herë të parë do të performojë para publikut të Maqedonisë. Performanca e saj është përcaktuar para asaj të Robin Schulz”.

“Përjetimi më i madh koncertal i këtij sezoni në Shkup do të mbahet saktësisht pas një jave, më 5 qershor, në Arenën kombëtare, ‘Filip II”, shkruan në njoftimin e Avalon.

Ndryshe, Telegrafi është partner medial i këtij evenimenti muzikor. /Telegrafi/