Këngëtares i ka pëlqyer ngjyra e kuqe e shfrytëzuar në videoklipin e publikuar ditë më parë.
‘Redrum’, titullohet projekti i fundit i këngëtares shqiptare Era Istrefi, të cilin e ka shoqëruar me një videoklip ku dominon më shumë ngjyra e kuqe.
E kjo duket se ka shtyrë këngëtaren ta ndryshoj stilin e flokëve, por edhe ngjyrën e tyre, transmeton Telegrafi.
Kështu së paku mund ta shohim Erën në një fotografi të publikuar në llogarinë personale të Instagramit teksa shihet me flokë ngjyrë të kuqe.
Vlen të theksohet se deri më tani kënga më e re e Erës pas ‘BonBon’ ka marrë mbi 5.5 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/