Era Istrefi ka folur në një konferencë për shtyp para finales së botërorit Rusia 2018.
Këngëtarja jonë së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam do të performojnë në stadiumin Luzhniki të Moskës në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit botëror.
Ajo ka thënë se ndihet e privilegjuar se është pjesë e një kënge që ka bashkuar popuj të shumtë anembanë globit.
Kur u pyet prej gazetarëve se cili ishte momenti më i bukur i botërorit, këngëtarja pa hezitim tha golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me Zvicrën kundër Serbisë.
“Momenti më i paharruar ka qenë kur ka luajtur Zvicra dhe kur dy shqiptrët kanë dhënë dy gola”, tha Istrefi.
Ndërkaq sa i përket lojtarëve të preferuar, Will Smith dhe Nicky Jam e zgjodhën Cristiano Ronaldon, e zëri i ëmbël tha se i pëlqen Ronaldinho por që tha se ky i fundit nuk ka luajtur në këtë Kampionat, ajo shtoi se i pëlqen edhe Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Finalja e Kampionatit Botëror “Rusia 2018” do të zhvillohet këtë të diel më 15 korrik, ku do të përballet Kroacia dhe Franca. /Telegrafi/