Telegrafi

Era Istrefi merr një çmim prestigjioz në Holandë (Foto)

Tashmë mund të themi se këngëtarja shqiptare po bën nam në botë.

E gjithë kjo në saje të këngës “Bonbon”, e cila e ka bërë të njohur këngëtaren shqiptare, gjë që ka bërë edhe të shpërblehet.

Së fundi, këngëtarja ka fituar edhe një çmim, përkatësisht “Gold Award” në Holandë, transmeton Telegrafi.

“Gold award bay-be bay-be”, ka shkruar Era në Instagram.

Nuk dihet se për çka është shpërblyer këngëtarja, por kjo është edhe një mirënjohje për këngëtaren e hitit “Bonbon”. /Telegrafi/