Era Istrefi tashmë ka kaluar çdo parashikim të mundshëm dhe sukseset e shndërruara në përditshmëri janë tashmë diçka e rëndomtë.
Por, me çdo ditë që kalon, befasitë nuk ndalen nga këngëtarja e cila përpos që ka depërtuar kudo nëpër botë, sukses të madh ka kapur edhe në fqinjin tonë problematik verior, Serbinë.
‘Bonbon’ dhe shqipja e Erës, jehon tash e një kohë nëpër ka kafeteritë e Beogradit në baza ditore por përtej parashikimeve, një ngjarje ka lënë gojëhapur, shkruan Prive.al.
Kënga në shqip e Erës tashmë po transmetohet edhe në televizionet më të ndjekura serbe si pjesë e inkorporuar në materiale dhe intervista e rradhës, ka qenë storja e përgatitur nga televizioni “PINK” për martesën e dy këngëtarëve serb ku e ftuar ka qenë edhe vajza 18 vjeçare e Cecës, Anastasija, që është një senzacion mes adoleshtenëve serb dhe jo vetëm.
Në momentin kur flet e bija e kryekriminelit çetnik Zeljko Raznatovic – Arkan, gjatë gjithë kohës dëgjohet Era në prapavijë me një volum edhe më të lartë që pason përfundimin e prononcimit nga Anastasija nga minuta 04:45.
Ky fakt, muzika shqipe tek vajza e çetnikut që me ‘Tigrat’ e tij ka masakruar shqiptarë, kroatë e boshnjakë as që do mund të mendohej vetëm disa muaj më parë.
Është Era me artin e saj ajo që po sjell ngjarje, përtej limiteve të asaj që mund të imagjinohet. Me këtë ritëm, as koncerti në Beograd s’duket të jetë i largët.
https://www.youtube.com/watch?v=zmUSVWBgsnE